×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu: Prej që ka kandidu Bedri Hamza për kryeministër, Qeveria u mbytë duke i “ngritë” pagat

    Insajderi
    29 October 2024 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Finacave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati kanë njoftuar se nga janari do të ketë rritje të nr të koeficientit.

    Kurti e Murati kanë thënë në janar rritja do të jetë 55 euro e kjo do të ndodhë edhe në korrik.

    Mirëpo me këtë nuk po pajtohet Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës.

    Musliu ka thënë se Bedri Hamzes kanë filluar me ja pa hajrin qytetaret ende pa e marrë zyrtarisht mandatin e Kryeministrit.

    ‘’Bedri Hamzes kane fillu me ja pa hajrin qytetaret ende pa e marre zyrtarisht mandatin e Kryeministrit.Prej qe Partia Demokratike e ka kandidu per Kryeminister u mbyte duke  I “ngrite” pagat Qeveria. Ama qytetaret tash po numrojne Nentor, Dhjetor, Janar, BEDRI HAMZA’’, ka thënë Musliu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark