Insajderi
Lajme

Musliu: Seanca në Hagë më 28 Nëntor, trefish ofendim ndaj Kosovës, qëndro i fortë President

Insajderi
28 November 2025 - 16:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Musliu: Seanca në Hagë më 28 Nëntor, trefish ofendim ndaj Kosovës, qëndro i fortë President
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë mbajtur sot, më 28 nëntor, një konferencë përgatitore, duke caktuar seancë ndaj Presidentit Hashim Thaçi. Lidhur me këtë, deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar me një postim të fuqishëm në rrjetet sociale.

Musliu ka theksuar se caktimi i seancës në këtë datë paraqet trefish ofendim ndaj shtetit të Kosovës dhe ndaj një burri që, sipas saj, falë veprës së tij, qytetarët e Kosovës sot jetojnë të lirë.

Postimi i plotë i Musliut:
“Qëndro i fortë President! Gjykata Speciale Politike, që pretendon të jetë e Kosovës, cakton seancë ndaj Presidentit Thaçi më datë 28 Nëntor, por për Gjykatat e Kosovës sot është ditë e trefishtë feste. Prandaj, caktimi i seancës së sotme paraqet trefish ofendim ndaj shtetit të Kosovës. Paraqet trefish ofendim edhe ndaj një burri që falë veprës së tij ne sot jetojmë të lirë.

Qëndro i fortë President. Qëndro i fortë megjithëse qeveritarët uzurpues të shtetit tënd sot, në vend që të protestojnë kundër kësaj seance, kanë zgjedhur sfilatat për të mbuluar boshllëkun e tyre kombëtar.

Qëndro i fortë sepse populli i Kosovës së lirë, në mendje dhe zemër, janë me ty sot. Forca jote ishte dhe është frymëzim për ne për të ecur përpara.

Kosova të pret të kthehesh shpejt, i lirë dhe triumfues si gjithmonë. Tani më shumë se kurrë, i duhesh këtij vendi.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark