Insajderi
Lajme

Musliu-Shoshi: Sa herë që qytetarët kërkojnë përgjegjësi, Albini ofron propagandë

Insajderi
19 November 2025 - 18:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Musliu-Shoshi: Sa herë që qytetarët kërkojnë përgjegjësi, Albini ofron propagandë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas dështimit për formimin e qeverisë.

Musliu-Shoshi ka thënë se sa herë që Kosovës i duhet qeveri, Albin Kurti sjell bllokim dhe se sa herë që qytetarët kërkojnë përgjegjësi, ai ofron propagandë.

“Dështimi i Albinit për formimin e qeverisë nuk është vetëm dështim politik por është zhgënjim për ata qytetarët që e pritën ndryshimin, është humbje kohe për vendin, dhe është dëshmi se propaganda NUK ndërton institucione”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Postimi I plotë:

Sa herë që vendit i duhet stabilitet, Albini sjell krizë.
Sa herë që Kosovës i duhet qeveri, Albini sjell bllokim.
Sa herë që qytetarët kërkojnë përgjegjësi, Albini ofron propagandë.

Dështimi i Albinit për formimin e qeverisë nuk është vetëm dështim politik por është zhgënjim për ata qytetarët që e pritën ndryshimin, është humbje kohe për vendin, dhe është dëshmi se propaganda NUK ndërton institucione.

Ky vend ka nevojë për punë, jo për teatrin e rradhës.
Ka nevojë për udhëheqje të vërtetë, serioze dhe shtetformuese.
Jo për eksperimentin që po i kushton Kosovës çdo ditë që kalon.

Dështimi i Albinit nuk guxon të bëhet dështim i Kosovës!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark