×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu-Shoshi: S’ka më marre se sot me qenë deputet i VV-së, kukulla të Albinit

    Insajderi
    13 October 2023 - 12:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në mungesë kuorumi ka dështuar shqyrtimi i peticionit të Sindikatës së Policisë së Kosovës.

    Ky dështim ka ardhur si rezultat i mungesës së deputetëve të mazhorancës,  të cilët nuk morën pjesë në mbledhjen e Komisionit  për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

    E lidhur me këtë ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, e cila ka thënë se s’ka më marre se sot me qenë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

    “S’ka ma rend e marre se sot me qenë deputet i LVV-së! Lëre qe nuk guxojn shumica prej tyre me votu e me fol asgjë në bazë të bindjes që kanë, por as me ndëgju Sindikatën e Policisë sot, e Sindikatën e MPJD-së dje e me marr pjesë në komisione hetimore!  Asgjë më shumë puppet’s (kukulla) të Albinit e Dejonës!”, ka shkruar Musliu Shoshi në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark