Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhella Sveçka, i cili po krenohet se si lokalet po e furnizojmë Policinë e Kosovës me ushqime.
Ajo ka kërkuar që policia të furnizohet me ushqim, armatim e veshmbathje dhe atë jo përmes rrugëve të bamirësisë.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka Sveçela dhe shefi i tij, Albin Kurti janë deshtakë dhe shkatërrues të institucioneve.
“Në njërën anë krenohen që kanë miratu buxhetin ma të lartë për siguri, në anën tjetër sigurinë e vendit e trajton përmes rrugëve të bamirësi. Xhelal Sveçla, Ministër i Brendshëm i qeverisë së Albin Kurtit për turpin e tij e tonin si shtet, po mburret që ushqimin për policinë në Veri përmes rrugës së bamirësisë. O dështaka, o shkatërrues të institucioneve, policinë e këtij vendi trajtojeni me dinjitet, siguroju paga, ushqim, armatim e veshmbathje”, ka shkruar ajo, duke kërkuar zgjedhjen e drejtorit të policisë.