×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu: Vuçiq i ka dërguar një mesazh të fortë SHBA-së

    Insajderi
    10 January 2024 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i dërgoi një mesazh të fortë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është shprehur Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu.

    Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ka dërguar një mesazh të fortë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Me anë të një postimi në llogarinë e tij në platformën “X”, Musliu shkroi se  Vuçiq po vepron së bashku me Dodikun në Bosnje.

    Pos kësaj, ai tha se Dodik bashkë me Vuçiqin mundë të veprojë edhe në Kosovë sërish.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dërgoi një mesazh të fortë SHBA-së nga Shtëpia Ruse në Beograd! Ambasada e SHBA-ve e dëgjuat atë! Ai po ju shikon, ai po vepron në Bosnjë me Dodikun, dhe ai mund të veprojë përsëri në Kosovë. Dërgimi i një mesazhi të tillë nga institucioni rus do të thotë diçka!”, ka shkruar Musliu.

    Vuçiq vizitoi sot Qendrën ruse në Beograd, ku është pritur nga drejtori i kësaj qendre, Yevgeniy Baranov dhe ambasadori rus, Aleksandar Bocan-Kharchenko.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark