×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mustafa: Dëshirojmë atë që Rugova kultivonte përherë, besimin e palëkundur me aleatët perëndimor

    Insajderi
    21 January 2024 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar figurën e ish-presidentit Ibrahim Rugova në përvjetorin e 18-të të vdekjes së tij.

    Mustafa, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se në këtë përvjetor dëshiron atë që Rugova donte pëhrerë- besimin e palëkundur me aleatët perëndimorë, shkruan Gazeta Insajderi.

    “ Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, sot, përkujtojmë Presidentin e Parë të Republikës së Kosovës dhe Kryetarin e Parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Në këtë përvjetor e dëshirojmë atë që Ibrahim Rugova kultivonte përherë me mirësjellje, dashurinë ndaj Kosovës, unitetin e brendshëm e besimin e palëkundur në aleatët tanë perëndimor”, thuhet në njoftimin e tij. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark