Insajderi
Biznes

Mustafa diskuton me kryetarët e komunave për sfidat në bujqësi

Insajderi
10 September 2020 - 14:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mustafa diskuton me kryetarët e komunave për sfidat në bujqësi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një video konferencë me kryetarët e komunave, si dhe me Kryetarin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ku u diskutua për sfidat në sektorin e bujqësisë.

Gjatë kësaj video konference, kryetarët e komunave kanë shpalosur para ministrit Mustafa të gjitha kërkesat e fermerëve dhe problemet e tyre, të krijuara gjatë këtij viti nga pandemia COVID-19.

Mustafa theksoi se do të vazhdoj bashkëpunimin mes Ministrisë së Bujqësisë dhe komunave, bashkëpunim ky i domosdoshëm veçanërisht në situatën e krijuar, në mënyrë që të tejkalohen sfidat dhe përkrahja e fermerëve të jetë e vazhdueshme dhe e pandalshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark