Mustafa fillon takimin me presidentin e Komisionit Evropian – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa fillon takimin me presidentin e Komisionit Evropian

    Insajderi
    27 April 2016 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka nisur para pak çasteve një takim me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker në Bruksel.

    Gjatë këtij takimi do të bisedohet kryesisht për avancimin e proceseve integruese evropiane të Kosovës, për procesin e liberalizimit të vizave dhe siç thuhet për zhvillimet tjera, ka njoftuar Sokol Havolli, këshilltar i kryeministrit Mustafa.

    Sipas tij, në takim po merr pjesë edhe Frederica Mogherini, komisionierja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë.

    Mustafa në Bruksel po shoqërohet  nga Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark