×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Hajredin Kuçi e Enver Hoxhaj e meritojnë të jenë pjesë e kabinetit qeveritar

    Insajderi
    17 May 2016 - 08:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mustafa ka thënë se Hajredin Kuçi dhe Enver Hoxhaj janë zgjidhje e pranueshme për të si kryeministër nëse këta dy emra plotësojnë pozitat në Qeveri. “Presim këto ditë t’i marrim propozimet nga Partia Demokratike e Kosovës. Z. Kuçi ka qenë edhe më parë zëvendëskryeministër, është ministër i Drejtësisë, profesor, një prej juristëve të shquar të vendit tonë dhe pjesëmarrës aktiv i shumë proceseve të shtetndërtimit. Z. Hoxhaj, po ashtu, ka kryer përgjegjësitë e ministrit të Punëve të Jashtme, është deputet i Kuvendit dhe profesor universitar. Gjithsesi janë zgjidhje të pranueshme, por propozimet zyrtare i jep partneri i koalicionit”, ka thënë Mustafa.

    Mustafa ka folur edhe për riformatimin e Qeverisë, konkretisht rreth deklaratës së Kadri Veselit, se PDK-ja është për një koncept të riformatimit të gjerë. Ai ka theksuar se çdo ndërrim i ministrave duhet ta ketë arsyen e vet. “Çdo ndërrim i ministrave duhet ta ketë arsyen e vet. Në vazhdimësi do të bëhet vlerësimi i performancës se çdo ministri dhe të çdo ministrie dhe varësisht nga kjo mund të bëhen ndryshime. E kemi në agjendë ligjin për Qeverinë. Nëpërmjet tij do t’i definojmë qartë fushëveprimin, madhësinë, bashkërenditjen brenda dikastereve qeveritare dhe ndryshimet të cilat duhet të ndodhin. Vlerësoj se duhet ta kemi një qeveri më të vogël për nga numri dhe të sigurojmë ministri të cilat nuk bëjnë punë të njëjta”, ka deklaruar Muastafa për gazetën “Epoka e re”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    24 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark