×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mustafa i “qepon” Von Cramonit: Raportuese e VV-së, mbajti lart flamurin e tyre

    Insajderi
    14 January 2024 - 13:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka kritikuar ashpër raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Mustafa e ka akuzuar von Cramon për anim kah Lëvizja Vetëvendosje.

    Mustafa, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’ ka thënë se von Cramon sulmonte partitë tjera opozitare dhe mbështeste VV-në përpara zgjedhjeve të fundit nacionale, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Po harrojnë ta falënderojnë raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, për kontributin e jashtëzakonshëm të saj për ardhjen e VV-së në pushtet”, k ahksruar ai.

    “Jashtë  çdo norme normale, me subjektivizëm të pashoq, me përzierje flagrante në relacionet e brendshme partiake e demokratike e me anim të hapur, Cramon e mbajti lartë flamurin e Vetëvendosjes, duke atakuar para zgjedhjeve partitë  që sot janë në opozitë”, vijon Mustafa.

    “Sot nuk e di a është raportuese e VV-së apo e shtetit që VV synon çdo ditë ta shndërrojë në diktaturë?!”, përfundon qëndrimi i ish-kryeministrit.

    Reagimi i tij vjen një ditë pas vizitës së von Cramon në Kosovë, e cila u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark