Kështu tha kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili priti në një takim përfaqësuesit e shteteve të Kuintit në Kosovë, njofton zyra e kryeministrit.
Siç thuhet në njoftim, gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, kryeministri Mustafa theksoi progresin e shumanshëm që po arrihet në Kosovë.
Kryeministri Mustafa theksoi faktin se Qeveria dhe qytetarët e Kosovës presin vendimin e BE-së për liberalizimin e vizave, duke pas parasysh se tashmë janë përmbushur të gjitha kriteret për këtë proces.
“Liberalizimi i merituar i vizave për Kosovën është shumë i rëndësishëm edhe për implementimin adekuat të MSA-së, pasi që kjo do të mundësonte qarkullimin e lirë të ndërmarrësve dhe të bizneseve kosovare në vendet e BE-së, si parakusht për shkëmbimin e mallrave dhe ideve”, citohet të ketë thënë kryeministri.
Ndërsa, përfaqësuesit e vendeve të Kuinit vlerësuan progresin e arritur në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e vendeve të tyre në proceset integruese evropiane dhe aspektet tjera.