×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa – Mariqit: Nuk është punë e jotja të merresh me UEFA-n dhe FIFA-n

    Insajderi
    19 May 2016 - 20:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mariq gjatë një interviste për një televizion beogradas, kritikoi edhe punën e qeverisë Mustafa, pjesë e së cilës është vet ai.

    Ndërsa, këtyre deklaratave të ministrit Mariq i është kundërpërgjigjur kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili ka thënë se futbolli nuk është punë e Mariqit.

    “Sa i përket ministrit Mariq, do të bisedoj me të. Deklaratat, disa prej tyre nuk janë në kompetencën e tij dhe në fushën e tij që ai të merret me to, sepse janë politika qeveritare dhe ministrat i kanë punët në fushat e tyre dhe ata duhet të angazhohen që ta bëjnë punën në atë fushë në të cilën janë”.

    “Por gjithsesi për mua disa prej këtyre deklaratave, janë të papranueshme, të cilat do t’ia prezantoj zotit Mariq dhe nuk do të dëshiroja që më tutje, ndonjë prej ministrave të merret me gjëra të tilla”, është shprehur ai.

    Lista Serbe është shprehur haptas kundër inkuadrimit të Kosovës në instancat më të larta të futbollit evropian dhe botëror. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    24 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark