×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhavit Haliti: Isa Mustafa e kishte obligim përgatitjen e statutit të Asociacionit, duhet të sqarohet

    Insajderi
    18 January 2024 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    Shkruan: - Njomza Kosumi

    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka komentuar deklaratën e Isa Mustafës, pasi ky i fundit tha se draft – statuti i Asociacionit është diçka e rrezikshme, është autonomi politike, raporton Insajderi.

    Haliti thotë se është konstatim normal dhe i saktë, por që ai duhet të sqarojë përgjegjësitë e veta për mospërgatitje të statutit gjatë kohës kur kishte obligim.

    Është konstatim normal i saktë i një politikani me përvojë që ka qenë aktiv në tri gjeneratat e politikbërjes. Tani zoti Mustafa flet nga pozita e opozitarit, por mendoj që ai duhet të reflektojë e sqarojë edhe përgjegjësit e veta sa i përket mos përgatitjes së Statutit në kohën kur kishte obligim”, deklaroi Haliti për Insajderin.

    Më tej, deputeti i PDK-së, theksoi se, çështja e projektstatutit ka qenë e ditur për stërzgjatjen e tij që nga koha e para pavarësimit të Kosovës ku është propozuar në dokumentin e Ahtissarit.

    Sipas tij, përpjekjet e politikanëve të Kosovës për të mos e zbatuar një vendim ndërkombëtarisht të obliguar, tashmë kanë dështuar. Tutje, ai tha se Isa Mustafa është në dijeni se kushdo që është në pushtet çështjen e Asociacionit e ka të varur në qafë.

    “Përpjekjet e politikanëve të Kosovës për të mos e zbatuar një vendim ndërkombëtarisht të pranuar dhe të obligueshëm, tanimë kanë dështuar. Mendoj që edhe zoti Mustafa e dinë që kushdo që të vijë në pushtet çështjen e Asociacionit e ka medaljon të varur në qafë, pa miratimin e të cilit Kosova i ka rrugët e mbyllura për integrim ndërkombëtarë dhe zhvillim ekonomik”, potencoi Haliti. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark