×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Prodhimet vendore do të jenë të favorizuara në pikat shitëse

    Insajderi
    05 February 2021 - 21:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Besian Mustafa, i cili aktualisht është në pozitën e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka folur për avantazhet që do t’i ofrohen prodhimeve normale.

    Ai ka thënë se prodhimeve vendore do t’u ofrohet përparësi dhe avantazh në pikat shitëse, përfshirë këtu edhe tregjet.

    “Kjo ka të bëjë me rregullimin e tregut të brendshëm, pra Ligjit për Tregun e Brendshëm. Do t’ju ofrohet përparësi dhe avantazh produkteve vendore në pikat shitëse me pakicë dhe shumicë, përfshirë këtu edhe tregjet e gjelbra dhe të tjerat. Do t’ju ofrohet hapësirë prefenciale dhe më e favorshme në pikat shitëse dhe do të ketë kontroll financiar që këto prodhime të mos paguajnë kosto shtesë”, ka thënë Mustafa në “Debat Përnime”.

    Ai ka thënë se ky kontroll do të jetë i lehtë, pasi që pagesat do të kontrollohen në ATK.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark