×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Sheshi është mbushur me parulla që i ngjajnë revolucionit kinez

    Insajderi
    14 February 2016 - 17:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mustafa ka treguar se është i pakënaqur me parullat e vendosura në sheshin e kryeqytetit.

    “Është nënçmim dhe sjellje e turpshme “dekorimi” i Kryeqytetit nga krerët e Komunës së Prishtinës me pankarta e parulla si të revolucionit kulturor kinez, e jo dekorimi me flamuj dhe simbole të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Mustafa.

    Ai habitet me mbështetjen që Nisma dhe AAK-ja po i japin lëvizjës Vetëvendosje.

    “Edhe unë isha me AAK-në, Nismën dhe VV, nga qershori deri në nëntor të vitit 2014, por sjellja e tyre, sidomos e VV, më bindi se shteti nuk mund të drejtohet me mendësi të tillë, edhe përkundër dëshirës për ndryshime”,ka shkruar Mustafa.

    Ka vazhduar më tej duke u kundërpërgjigjur për akuzat për tradhti që i bëhen nga Vetëvendosje.

    “Fabrikantët e diskursit anarkist këtë e quajnë tradhti, ndër ta Edhe ata që i agon dita duke pirë raki dhe kur iu trashet gjuha krahasohen me Ajnshtajnin. Unë qeverisjen me PDK-në, në një kurs të qartë zhvillimor, e konsideroj veprim të mençur dhe alternativën më të mirë në këto kushte”, ka shkruar kryeministri Mustafa.

    Kryeministri ka shkruar, po ashtu, se ligji obligon që të kontrollohen të gjitha shpenzimet që bëhen për propagandë.

    “Shtrohet pyetja: Kush dhe kah po i financon gjithë këto aktivitete kundër shtetit. Lypset para e madhe për materiale propaganduese, spote e reklama në media, shpenzime të transportit të protestuesve, performansa të llojllojshme ditore?! Ligji obligon të kontrollohen këto shpenzime”,ka thënë Mustafa.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark