Kandidati për deputete nga radhët e LDK, Besian Mustafa ka shpalosur programin e tij për zhvillimin ekonomik gjithëpërfshirës.
Përmes një video të publikuar në Facebook, Mustafa ka thënë se do të ketë investim milionshe, si në infrastrukturë, turizëm, energji, kanalizmie, dhe ne subvencione rurale.
“Si qeveri e udhëhequr nga LDK do të ndërtojmë edhe infrastrukturën e nevojshme përcjellëse, pra që nga energjia elektrike, uji, kanalizimi dhe gjithë infrastrukturën përcjellëse, për të siguruar dhe garantuar një funksionim shumë të mirë të këtyre projekteve në turizëm. Do të bëjmë edhe përgaditjen e hartave turistike digjitale, që do të përfshijnë pikat kulturore arkeologjike, fetare, sportive etj. Do të bëjmë edhe subvencionimin rural”, ka thënë Mustafa. /Insajderi.org