×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Subvencionet në bujqësi përfundojnë në shkurt, shpejt hapet programi për aplikim në grante

    Insajderi
    27 January 2021 - 22:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa në vazhdën e takimeve me fermerë të fushave të ndryshme të bujqësisë, sot ka takuar fermerët në Malishevë, Rahovec dhe Gjakovë për të parë nga afër të arriturat dhe ngecjet në punën e tyre.

    Ministri në detyrë, Mustafa tha se të gjitha kërkesat e fermerëve që nuk janë përfshirë në programet e më hershme zhvillimore, do të inkorporohen në atë të vitit 2021.

    Po ashtu ai i njoftoi fermerët se shumë shpejt do të shpallin thirrjen publike për aplikim të granteve në bujqësi.

    “Filluam me komunën e Malishevës, për të vazhduar në Rahovec, dhe tani jemi në Gjakovë duke vizituar dhe takuar shumë fermerë nga fusha në sektor të ndryshëm të bujqësisë. Ideja është që t’i takojmë këta fermerë për të parë se ku kemi mbërri me punën tonë ose rezultatet e punëve tona nga viti 2020 dhe ngecjet apo ato që s’kemi arrit t’i përfundojmë në vitin 2020 ti përfshijmë në programet zhvillimore konkretisht në programin për pagesa direkte dhe në programin për zhvillimin rural në vitin 2021.

    Ndërsa, me pjesën e mbetur të subvencioneve do të vazhdojnë pagesat në javën e parë të muajt shkurt dhe së shpejti do të shpallim edhe thirrjen e ardhshme të programit në zhvillimin rural 2020/2021 sic njihet ndryshe edhe programi për grante”, theksoi Mustafa.

    Ministrti gjatë ditës ka vizituar edhe përpunuesit e verarisë në Rahovec.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark