×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Do të reflektojmë bazuar në interesin e qytetarëve

    Insajderi
    12 June 2017 - 09:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili është edhe kryeministër në largim, ka thënë se gjatë zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën dje, ka mbizotëruar zëri i kundërshtimit.

    “Ju e dhatë vendimin tuaj në këto zgjedhje. Mbi të gjitha mbizotëroi zëri i kundërshtimit”, ka shkruar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

    Ai ka thënë se do t’i analizojnë rezultatet dhe do të vendosin duke pasur parasysh interesin qytetar.

    “LDK në ditët në vijim do të analizojë dhe vlerësojë rezultatet e zgjedhjeve dhe do të reflektojmë në interes të anëtarësisë dhe të qytetarëve”, ka shtuar ai.

    “Vendimin do ta marrim edhe me deputetët pas certifikimit të rezultateve si dhe me partnerët e koalicionit”, thuhet më tej aty.

    Mustafa ka falënderuar të gjithë ata që i dhanë mbështetjen kandidatit për kryeministër të koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, duke thënë se ai ka bërë një fushatë dinjitoze në të gjitha fushat./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark