×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mustafa: U bën një vit nga vërshimet në Kosovë dhe Qeveria nuk i ka mbajtur premtimet për t’i ndihmuar të dëmtuarit

    Insajderi
    17 October 2023 - 20:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka thënë se ka kaluar një vit nga vërshimet në Skenderaj, Mitrovicë, Podujevë, Istog, Drenas e Vushtrri, teksa ka kritikuar Qeverinë për mos angazhim.

    Sipas tij Qeveria nuk i ka mbajtur premtimet që të ndihmonte familjret e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.

    “Për, këto familje nuk kanë harruar. Ato çdo ditë përballen me shtëpitë e tyre të dëmtuara, me pajisjet e tyre të dëmtuara, me kulturat e tyre bujqësore të dëmtuara, me bagëtinë e tyre që s’e kanë më”.
    “Për qeverinë, këto dëme mund të jenë të parëndësishme por për këto familje jeta është bërë gati e papërballueshme e dimri që po vije po i gjen ato në gjendje të mjerueshme”, tha ndër të tjerash Mustafa.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark