×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa viziton Reçanin, premton përmirësimin e arsimit

    Insajderi
    16 April 2016 - 17:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fillimisht, kryeministri Mustafa ka zhvilluar një takim me qytetarë ku ishin të pranishëm qindra banorë të Reçanit dhe fshatrave tjera, përfaqësues politik të komunitetit boshnjak dhe komuniteteve tjera që banojë në këto zona, përfaqësues të fermerëve, biznesmenë dhe përfaqësues të OJQ-ve.

    Më pas, kryeministri Mustafa ka shëtitur nëpër Reçan dhe ka takuar banorët si dhe ka vizituar fshatin Ljubinje, ku pas një shëtitje dhe vizite në disa pika të frekuentuara ka bashkëbiseduar me përfaqësuesit dhe banorët e këtij fshati.

    Gjatë kësaj vizite, kryeministri Mustafa shoqërohej nga ministri pa portofol, Rasim Demiri, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, si dhe disa zëvendësministra të resorëve të tjerë.

    Gjatë takimit me qytetarët e këtyre zonave, kryeministri Isa Mustafa ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të trajtuar të gjitha kërkesat dhe shqetësimet e tyre si dhe për të ofruar përkrahje për zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e këtyre zonave.

    “Për ne është me rëndësi që të zhvillojmë bisedë të hapur me qytetarët tanë, t’i dëgjojmë hallet e juaja, t’i dëgjojmë kërkesat e juaja, por po ashtu të marrim edhe propozimet, vërejtjet, sugjerimet e juaja, se si te organizojmë punën më mirë, si ta organizojmë ekonomikisht këtë zonë dhe Kosovën dhe si ta forcojmë shtetin ligjor, si ta përmirësojmë arsimin, dhe si të mundësojmë që sa më shumë qytetarë të kyçen në vetëqeverisjen lokale”, tha kryeministri Mustafa.

    Ndëra ministri Demiri, ka njoftuar për çështjet që preokupojnë këtë rajon siç janë krijimi i komunës së re, migrimi dhe aspektet tjera të zhvillimit.

    Gjatë debatit të zhvilluar, qytetarë të shumtë dhe përfaqësues politik kanë shtruar problemet dhe preokupimet e tyre, në të cilat kanë marr përgjigje nga kryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat, informon Zyra për Informim e Kryeministrisë. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark