×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Muzeu i Krujës mirëpret 86 mijë vizitorë në vetëm pesë muaj

    Insajderi
    12 June 2023 - 20:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vizitorë të shumtë, shqiptarë dhe të huaj, kanë zgjedhur të vizitojnë Muzeun Historik dhe Etnografik të Krujës, duke rritur numrin e tyre me rreth 38 për qind në krahasim me një vit më parë.

    Në periudhën janar-maj ky muze është vizituar nga 86 mijë vizitorë, ndërsa një vit më parë numri i vizitorëve ishte 62 mijë e 372, sipas të dhënave të publikuara sot nga ministresha e Kulturës në Qeverinë e Shqipërisë, znj. Elva Margariti.

    Fluks vizitorësh ka pasur edhe në muze dhe site të tjera arkeologjike në Shqipëri.

    “Çdo ditë e më shumë trashëgimia jonë kulturore po tërheq vëmendjen e më shumë vizitorëve vendës e të huaj. Nga analiza statistikore e muajve janar-maj, rezulton se vizitueshmëria në muzetë tanë është rritur ndjeshëm nga viti në vit!”, ka shkruar znj. Elva Margariti./ Zëri.info/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark