Myrto Uzuni ka shkëlqyer në Prishtinë, teksa ka realizuar het-trick për t’i dhënë skuadrës së tij Ferencvaros fitoren 3-1 në stadiumin Fadil Vokrri kundër kampionit në fuqi të Kosovës, Prishtinës.
Ndeshja nisi më mirë me vendasit që rrezikuan dy herë me Otto John.
Me të filluar pjesa e dytë mysafirët gjetën golin, kur Myrto Uzuni realizoi në minutën e 49-të, për 0-1.
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë nuk festoi fare, për shkak të respektit për klubin kosovar.
Gjashtë minuta më vonë erdhi përgjigja e kryeqytetasve, kur Leotrim Kryeziu tentoi golin, por që goditja e tij u ndal nga shtylla.
Kryeqytetasit arritën të gjenin golin e barazimit në minutën e 66-të, kur Xhevdet Shabani harkoi nga këndi, derisa Mendurim Hoti shënoi me kokë për 1-1.
Ishte minuta e 80-të e ndeshjes, kur Myrto Uzuni pasi u asistua nga Civic realizoi për 1-2.
E pas gjashtë minutave, sulmuesi shqiptar kompletoi het-trickun e tij pasi realizoi për rezultatin përfundimtar 1-3.
Kësisoj pas 180 minutave në dy ndeshje, Ferencvaros kalon tutje me rezultat të përgjithshëm 6-1.
Prishtina do të vazhdoj ndeshjet evropiane, ku pas eliminimit nga Liga e Kampionëve do të luaj në UEFA Conference League.