×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Myta e myt nxemjen’: Komuna e Prizrenit lëshoi ngrohjen edhe në gusht, harxhoi 32 mijë euro

    Insajderi
    29 October 2021 - 21:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gushti është muaji më përvëlues i vitit, e ashtu ka qenë edhe në këtë vit. Por, kështu nuk mendon kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka.

    Kur të gjithë shkonin në bregdet, Komuna e Prizrenit kishte vendos që të lëshojë ngrohjen brenda komunës.

    Fiks 31,990.24 euro është shuma që kjo komunë ka shpenzuar nga 01 -31 gusht 2021.

    Në raportin mujor për shpenzimet e muajit gusht që e ka parë lajmi.net, kjo shumë figuron që është shpenzuar në emër të naftës për ngrohje për objektin komunal.

    Shuma është paguar nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve dhe është më e larta nga të gjitha kategoritë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark