×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    MZHE: ‘Kosova e Re’ fillon të prodhojë rrymë më 2023

    Insajderi
    29 May 2019 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pak kohë më parë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik publikoi infografiken e re të sektorit të energjisë në Kosovë, përmes së cilës sqaroi gjithë procesin e tenderimit për termocentralin ‘Kosova e Re’, që në vend pritet të sjellë investime nga gjiganti amerikan – General Electric.

    Procesi i tenderimit ishte bërë në përputhje me procedura të Bankës Botërore.

    ‘Pas një procesi konkurrues dhe të hapur prokurimi në përputhje me kërkesat materiale të rregullave të Bankës Botërore, më 3 maj 2019, investitori ContourGlobal dhe Qeveria e Kosovës kanë njoftuar përzgjedhjen e konsorciumit të kompanive të General Electric si ofertues të preferuar në tenderin për inxhinieringun, prokurimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen afatgjate për projektin e termocentralit ‘Kosova e Re’’, thuhet në njoftimin e MZHE-së.

    Përzgjedhja e General Electric, i hapë rrugë investitorit ContourGlobal për hapjen e negociatave të mëtejshme me qëllim të arritjes së një marrëveshje mbi kushtet përfundimtare.

    ‘Qeveria e Kosovës do të ushtrojë të drejtat e saja për pjesëmarrje në procesin e negociatave me qëllim që të sigurojë marrëveshje e cila reflekton interesin e qytetarëve të Kosovës’, thuhet në njoftim.

    Ndryshe, sipas njoftimit, ContourGlobal pritet që shumë shpejtë të sjellë pakon përfundimtare të financimit të termocentralit të ri.

    ‘Pas përmbylljes së këtyre etapave do të fillojnë punimet për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’, ndërsa operimi do të fillojë në vitin 2023’, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark