Selektori i Kosovës, Alain Giresse ka vlerësuar paraqitjen në fitoren 5:1 ndaj Qipros.
“Kemi bërë lojë të mirë edhe në Irlandë të Veriut, por në fund humbëm. Jemi përgatitur mirë për Qipron, lojtarët i janë përmbajtur planit dhe ishin efikas. Kjo solli fitoren e thellë”, ka thënë Giresse.
“Ishte një lojë shumë e mirë. Na ka kënaqur të gjithëve, kishte ritëm dhe efikasitet”, ka shtuar tekniku francez.
Tani Kosova e pret shortin e kualifikimeve për Euro 2024.
“Do të jemi në një vazo më lartë për shkak të vendit të dytë dhe pse mos të kërkojmë kualifikimin”, ka deklaruar Giresse.