×
  • Showbiz
  • Show

    “Na la në ‘beshik’, me pelena në fytyrë…”- Xheneta rrëfen se si u braktis nga nëna

    Insajderi
    13 November 2024 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “A e kam kuptuar mirë, që nëna jote ju ka lënë kur i ke pas 1 vjet?”, ishte pyetja e Drilonit karshi Xhenetës.

    Pyetje kjo që bëri që kjo e fundit edhe ta hapë zemrën me Drilonin, në një bisedë të sinqertë dhe prekëse.

    Xheneta i rrëfeu Drilonit historinë e saj të vështirë, duke zbuluar se si nëna e saj e kishte braktisur atë dhe vëllain që në fëmijëri.

    “… babi ishte në punë në Turqi, unë dhe vëllau im jemi binjak i kemi pas 1 vjet, jemi kanë bebe, ajo u çu na ka lanë neve, u çu gjyshja jem e ka bo mëngjesin, u shku në dhomë, na ka pa neve veç në beshik lidhun, me pelena në fytyrë, thuajse gati me plas, ne fëmijë, fëmija qanë. E kanë lypë se kanë gjet, ajo kurrë s’ka deshtë me pas kontakt, ajo nuk ka vdekur, jeton!”, u shpreh Xheneta.

    Ndërsa Driloni e dëgjoi me mirëkuptim dhe mbështetje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark