×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Na pret një jetë më e shtrenjtë, çmimet për ushqime dhe energji do të rriten

    Insajderi
    18 July 2023 - 14:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zhvillimet globale mund të rëndojnë portofolët e njerëzve. Antonio Guterres, Sekretar i Përgjithshëm i OKB, theksoi: “Vendimi i Rusisë do të jetë një goditje për njerëzit në nevojë kudo”.

    Moska bllokoi eksportimin e sigurtë të grurit nga Ukraina. Shteti i përfshirë nga lufta është përgjegjës për 10% të eksporteve të drithit në botë. Çmimi ne tregjet globale është rritur tashmë.

    Ekonomisti John Leer tha: “Mendoj se do të rrisë inflacionin, veçanërisht në ato kategori të paqëndrueshme të ushqimit dhe energjisë”.

    Ndërkohë, po rriten edhe çmimet për gazin dhe energjinë. Kjo ndikohet edhe nga vendimi i Arabisë Saudite për të ulur prodhimin e naftës këtë verë. Por, edhe Irani po shton një tjetër ndërlikim.

    John Kirby, koordinator i Këshillit të Sigurisë Kombëtare i SHBA, shprehet: “Po kërcënon ndjeshëm SHBA-të dhe interesat globale”.

    Pentagoni po vepron për të mbrojtur anijet tregtare në këtë ngushticë të rëndësishme. Thekson se Irani i ka ngacmuar dhe sulmuar mjetet lundruese: “Kanë shqetësuar veçanërisht anijet e naftës, shumica e të cilave kalojnë përmes ngushticës së Hormuzit. Është një pikë mbytëse për Lindjen e Mesme që ka ndikim në tregtinë globale”.

    Kur çmimi për ushqimet dhe energjinë rritet, detyron Rezervën Federale që të ndërhyjë. Po sinjalizohet një tjetër rritje e interesave këtë muaj, ndoshta edhe për muajin pasues./a2cnn/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark