×
  • Lajme
  • Lajme

    “Na teshe djali djali”  – Komenti i tmerrshëm i mërgimtarit për babain e Triumf Rizës

    Insajderi
    03 May 2024 - 14:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Babai i policit të vrarë, Triumf Riza, është shprehur i zhgënjyer pas dënimit të Enver Sekiraqës me 25 vite burgim, por duket se dikë e ka penguar shprehja e mllefit të prindit të zhgënjyer.

    “S’po di çka me thanë, kurrfarë vendimi nuk është. Është një gjykim që po zgjatë ma së shumti në historinë e gjykatave të Kosovës. Për 17 vjet dhe nuk po e kuptoj qysh është e mundur në shoqërinë tonë, ma të vlefshëm me qenë kriminelët sesa një polic që është në mbrojtje të rendit dhe ligjit dhe një polic që është i shpallun hero pikërisht për luftën kundër bandave dhe kriminelëve. Natyrisht se po, natyrisht se është dënim i ulët, se ky është vrasës kryesor, ky i ka nxitë”, tha para mediave babai i Triumfit, Shefqet Riza.

    E me këtë ankesë u shpërfaq edhe një koment i tmerrshëm nga një mërgimtar që jeton në SHBA.

    “Na teshe djali djali sha me bon a tash, njeri nejti burg tash a him krejt kosova burg per djal ton”, thuhet në komentin e Enkelen Gjokaj, me plot gabime drejtshkrimore.

    Në fotografitë e publikuara nga ai në rrjetet sociale, shihet se jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark