×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nagavci: Ligji i ri për Rregullat në Trafik do të ketë dënime shumë më të ashpra

    Insajderi
    17 December 2023 - 19:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për vdekjen tragjike të tre të rinjve në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka reaguar edhe ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci.

    Në një postim në profilin e saj në Facebook, ministrja Nagavci ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tre të rinjve si dhe thekson se Ligji i ri për Rregullat në Trafik do të ketë dënime shumë më të ashpra sesa Ligji aktual në fuqi.

    “Respektimi me përpikëri i rregullave në trafik, parandalon rrezikun për aksidente në komunikacion, ndërkaq Ligji i ri për Rregullat në Trafik do të ketë dënime shumë më të ashpra sesa Ligji aktual në fuqi”, ka shkruar ajo.

    Postimi i plotë:

    Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e tre të rinjve si pasojë e aksidentit tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

    Një veprim i jashtligjshëm, mosrespektimi i rregullave dhe sjellja e papërgjegjshme e disa të rinjëve mbrëmë, la pasoja tragjike për viktimat Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj.

    Ngushëllimet më të sinqerta familjeve Syla, Delina dhe Bibaj, të afërmve e miqve, për humbjen e më të dashurve të tyre. Lutem që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe.

    Të lënduarve ju dëshiroj shërim të shpejtë e të plotë.

    Respektimi me përpikëri i rregullave në trafik, parandalon rrezikun për aksidente në komunikacion, ndërkaq Ligji i ri për Rregullat në Trafik do të ketë dënime shumë më të ashpra sesa Ligji aktual në fuqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark