×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nagavci: Në zgjedhje shkojmë kur do Vetëvendosje, jo opozita

    Insajderi
    13 January 2024 - 10:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka thënë se opozita nuk mundet ta çojë vendin në zgjedhje, përderisa nuk dëshiron Vetëvendosja.

    Tutje Nagavci tha se çështja e zgjedhjeve të parakohshme nuk është diskutuar as në Këshillin e Përgjithshëm të kësaj partie.

    “Kemi qeveri stabile dhe kjo po na lejon të bëjmë edhe reforma. Nuk është se ne kemi ndonjë qëndrim zyrtar. Diskutim si Lëvizje dhe si Qeveri. Zgjedhjet nuk janë diskutuar në Këshillin e Përgjithshëm.”, tha Nagavci.

    “Opozita s’mund ta çojë vendin në zgjedhje, pa dashur Vetëvendosje.”, shtoi Nagavci.

    “Në bazë të afateve ligjore, ne e dimë që me fillim të vitit të ardhshëm do të mbahen zgjedhjet. Në fund të këtij viti ato do të shpallën. Dinamikat që mund të ndodhin të paplanifikuar, janë tema që s’ka diçka konkrete”, deklaroi tutje ministrja e MAShTI-it në Teve1.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark