Insajderi
Lajme

Nagavci për rezultatet në PISA: Ndihem shumë mirë, rezultatet në arsim nuk shihen brenda natës

Insajderi
09 September 2026 - 14:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nagavci për rezultatet në PISA: Ndihem shumë mirë, rezultatet në arsim nuk shihen brenda natës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka folur për rezultatet e Kosovës në testin PISA.

Ajo tha se për punën e bërë gjatë kohës sa ishte ministre dhe gjatë qeverisjes Kurti ndihet shumë mirë.

“Sa i përket rezultateve PISA, është tejet e rëndësishme që të ketë një konsensus mbarë shoqëror për avancimin e arsimit. Për kohën sa vetë kam qenë ministre dhe për kohën sa ka udhëhequr Qeveria Kurti, unë ndihem shumë mirë, sepse kemi pasur investime dhe reforma, çka nuk kanë ndodhur asnjëherë më parë”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo ka thënë se investimet në edukimin e hershëm gjatë Qeverisë Kurti kanë qenë më të mëdha se në qeveritë e mëparshme.

“Ju besoj e dini që investimet në edukimin e hershëm në kohën e Qeverisë Kurti kanë qenë më të mëdha se në të gjitha qeveritë e mëparshme, ndërkohë që të gjitha studimet dhe të gjitha rezultatet e studimeve tregojnë që edukimi i hershëm është kryesori për rezultatet më të mira të nxënësve”, ka thënë ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark