×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci: Unë personalisht dhe gjithë kabineti mezi presim themelimin e Komisionit Hetimor për librat shkollorë

    Insajderi
    04 April 2024 - 13:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se e mirëpret themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për furnizimin me libra shkollorë.

    Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ajo ka thënë se

    “Ndonëse kërkesa e PDK-së për themelimin e këtij Komisionit Hetimor Parlamentar është e bazuar krejtësisht në të pavërteta dhe në pasaktësi”.

    “Unë personalisht dhe gjithë kabineti në ministri mezi presim themelimin e këtij Komisionit dhe të flasim për këtë temë”.

    “Sepse po duhet hetuar të gjitha akuzimet për keqpërdorime që kanë ndodhur ndër vite në kohën kur PDK-ja udhëhiqte me MAShTI-n, po jo vetëm PDK-ja”, ka thënë Nagavci.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark