×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Nagelsmann thumbon Juventusin për De Ligt

    Insajderi
    24 July 2022 - 14:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann ka thumbuar Juventusin në lidhje me gjendjen fizike të mbrojtësit të sapo transferuar, Matthijs de Ligt.Bayerni transferoi në fillim të javës mbrojtësin holandez nga Juventusi për një shifër prej 67 milionë euro plus 10 milionë euro tjera bonuse.

    Nuk ka vonuar shumë dhe De Ligt fitoi debutimin e tij me Bavarezët në ndeshjen ndaj DC United të fituar me rezultat 6-2.Megjithatë, holandezi luajti vetëm 28 minuta në provën e parë dhe mesa duket zgjedhje kishte të bënte me mungesën fizike të lojtarit.

    “Kam folur me të pas stërvitjes dhe ai tha se seanca stërvitore ishte më e vështira në katër vitet e fundit”, ka thënë fillimisht Nagelsmann.“Ajo ishte e fortë, por jo aq e ashpër, tipike për Dr. Broich. Ai nuk luajti aq shumë minuta sezonin e kaluar dhe kam dëgjuar se nuk ishte e lehtë të qëndroje në formë në Itali atëherë”.

    “Duhet të stërvitemi fort me të…”, përfundoi trajneri i Bayern Munichut.Këto deklarata tingëllojnë si thumba drejt ish-skuadrës së De Ligt, Juventusit.

    Lojtari gjithashtu u inkuadrua vetëm në pjesën e dytë në ndeshjen e fundit miqësore ndaj Manchester Cityt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark