×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Naim Tërnava me aklamacion zgjedhet edhe njëherë Kryetar i BIK-ut

    Insajderi
    21 October 2023 - 13:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Naim Tërnava është zgjedhur edhe njëherë kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës. Ky vendim u mor në mbledhjen që u mbajt sot.

    Pak para zgjedhjes së tij Kuvendi i BIK-ut në 10:00 ka mbajtur mbledhjen e saj konstituive, me ç’rast është konstituar Kuvendi i ri në përbërje prej 31 anëtarëve të ri.

    Ndërsa në mbledhjen në orën 12:00, Tërnava mori edhe një mandat.

    Kjo është hera e pestë që Tërrnava rimerrë drejtimin e BIK-ut. 

    Një dekadë më parë, në vitin 2013, Bashkësia Islame e Kosovës kishte ndryshuar rrënjësisht aktin normativ me të cilin funksionon, që e quajnë Kushtetuta e BIK. Atë kohë, ndryshimi më i dukshëm, dhe i debatueshëm për afro dy vite, kishte qenë mandati i Kreut kryesor të BIK-ut, Myftiut.

    Deri në ato ndryshime, një person mund të ishte Myfti veç për dy mandate, por atë vit u bë i pakufizueshëm, çka i ka lejuar Myftiut aktual, Naim Tërnavës, pastaj të zgjidhej në këtë post edhe disa herë radhazi.

    Si kandidat i vetëm në këtë garë, Naim Tërrnava do të jetë në krye të BIK-ut deri në vitin 2028./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark