×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Naime Beqiraj merr çmimin “Aleksandri i Madh” në Greqi

    Insajderi
    30 October 2023 - 16:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Poetja e njohur kosovare, Naime Beqiraj, është shpërblyer me çmimin letrar “Aleksandri i Madh”.

    Ky shpërblim jepet në Salamina të Greqisë dhe është organizuar nga krijuesi dhe mendimtari i njohur, Dinos S. Koubatis.

    Për këtë lajm të mirë letrar, ka njoftuar vetë poetja Beqiraj në rrjetin social facebook.

    Njoftimi i plotë i poetes Naime Beqiraj:

    Çmimi letrar dhe medalja ‘Aleksandri i madh’ që mu nda sonte solemnisht në një ambient mbreslënës në ishullin Salamina të Greqisë organizuar nga poeti dhe mendimtari Dinis S. Koubatis, në mesin e një numri krijuesve nga mbarë bota, ma risolli në kujtesë Euripidin, birin e këtij ishulli, poetin e dramarurgjisê klasike greke të cilin vazhdoj tua sugjeroj për lexim studentëve e nxënësve të mi.
    Çmimet letrare mund të ta përkëdhelin sedrën, mund të të gëzojnê për ndonjë çast, dikush nga padija do ta quaj edhe sukses, por bota e poezisê vazhdon të të shenjtërojë mes dhimbjeve e të papriturave
    Këtë çmim ua dedikoj profesorëve të mi të letërsisë e veçanërisht mësuesve të poezisë.
    Aleksandri (Leka i madh) i Olimpisë princeshës së epirotëve, vazhdon të mbretërojë i fuqishëm; ai që e pushtoi botën e asokohshme i antikitetit. Po, sepse ishte nxënës i bindur të mësuesit të poezisit – Aristotelit të pakrahasueshëm

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark