Futbollisti kryesor i skuadrës Antwerp, Radja Nainggolan për mediet belge ka thënë se do të ishte turp nëse eliminohen nga ekipi I Kosovës.
Antwerp do të luajë sonte në ndeshjen e kthimit të fazës së dytë të kualifikimeve për Conference League kundër FC Drita.
Ndeshja e parë është mbyllur me rezultat 0:0, ndërsa ajo e kthimit që luhet sonte po pritet me kërshëri.
“Kryetari po investon për të arritur rezultate të shkëlqyera, kështu që do të ishte shumë turp nëse eliminohemi. Ne gjithashtu kemi shumë lojtarë të mirë. Ne me të vërtetë duhet të arrijmë në grupe”, tha Nainggolan për Het Nieuwsblad.