Për Dritën historia në Evropë mund të ketë përfunduar të enjten në mbrëmje, por tifozët kosovarë kanë parë nga afër ish-yjet botërorë si Toby Alderweireld dhe Radja Nainggolan.
Dy futbollistët e kombëtares belge, të cilët zbritën në terrenin e “Fadil Vokrrit” për t’u përballur me Dritën në ndeshjen e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, janë të njohur për tifozët shqiptarë nga Kosovë.
Në veçanti, Nainngolan, një ish-futbollist i Interit dhe Romës.
Pas ndeshjes, ai nuk hezitoi të takonte tifozët e futbollit nga Kosova të cilët po prisnin jashtë rrethojave të stadiumit në Prishtinë.
Nainngolan ishte shumë i afërt me tifozët dhe po ashtu i gatshëm të ndante një fotografi me secilin prej tyre. Edhe me rojën e stadiumit “Fadil Vokrri”.