Insajderi
Lajme

Nait Hasani: Nuk jemi armiq me kolegët, nëse nuk ia zgjasim dorën njërit-tjetrit kujt kemi me ia zgjat

Insajderi
31 May 2025 - 10:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nait Hasani: Nuk jemi armiq me kolegët, nëse nuk ia zgjasim dorën njërit-tjetrit kujt kemi me ia zgjat
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka mbërritur në Kuvend për të marrë pjesë në seancën konstituive.

Ai u shpreh se nuk pret ndonjë ndryshim pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk kemi ndonjë njoftim zyrtar, as nga kryetarët e partive, as nga rrugët apo thashethemet. Derisa të ketë një vendim të Kushtetueses, nuk pres ndryshim,” tha Hasani.

“Nuk besoj që do të ndryshoj ndonjë gjë, nuk kemi njoftim as kryetarët e partive e as nga mjetet e rrugëve apo thashetheme të rrugëve. Besoj që është prap e njëjta gjë, pa ardh një vendim i Gjykatës Kushtetuese nuk besoj që do të ketë ndonjë ndryshim ose do të ketë ndonjë ndryshim”, theksoi ai.

Ai theksoi se pavarësisht ndarjeve partiake, deputetët mbeten kolegë në Kuvend dhe duhet të bashkëpunojnë për të mirën e vendit.

“Raporte të shoqërisë, raporte të kaluarës jemi deputet, koleg nuk jemi armiq mes vete, nëse nuk ia zgjasim dorën njërit-tjetrit kujt kemi me ia zgjatë, në Kuvend jemi kolegë jemi të partive të ndryshme, vendime të ndryshime”, shtoi ai..


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark