“Naiviteti i vazhdueshëm”, Haki Abazi sërish godet Kusari-Lilën – Insajderi
×
Insajderi

“Naiviteti i vazhdueshëm”, Haki Abazi sërish godet Kusari-Lilën

Insajderi
21 November 2022 - 22:10
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Takimi reth 8 orësh me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe me Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka përfunduar pa marrëveshje.

Derisa edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka reaguar pas kësaj duke thënë se duhet që sonte të dilet nga kjo situatë duke shtyer për 10 muaj zbatimin e planit për targat.

Por që Abazi nuk ka harruar që sërish ta “godasë” deputeten Mimoza Kusari Lilën, duke ia përmendur se marrëveshja nuk ka qenë cështje orësh siç është thënë nga naiviteti i vazhdueshëm.

“Marrëveshja nuk ka qenë çështje orësh siç është thënë nga naiviteti i vazhdueshëm por ka qenë qëlimisht i pamundësuar!”, ka shkruar Haki Abazi.

Kujtojmë se me 18 nëntor, Shefja e Grupit Parlametar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila kishte deklaruar se gjetja e një zgjidhje për targat është “çështje orësh”.


OP-ED
Nga Rubrika
Insajderi
01 September 2023
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark