×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kusari-Lila: Marrëveshja për targat çështje orësh

    Insajderi
    18 November 2022 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefja e Grupit Parlametar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se gjetja e një zgjidhje për targat është “çështje orësh”.

    Ajo gjatë një paneli të organizuar nga KDI, tha se ka informacione se çështja është duke u trajtuar tepër seriozisht dhe se ka komunikim intensiv në mes të Brukselit dhe kryenegociatorit Besnik Bislimi.

    Sa i përket marrëveshjes për targat unë jam e informuar që janë duke e marrë shumë seriozisht, dhe që ka pasur shkëmbime mes Besnik Bislimit, si kryenegociator me ndërmjetësit të BE-së në raport me hapat e radhës. Po besoj që është çështje orësh ndoshta të mos them ditësh, se kanë mbetur pak ditë që do të dilet me një zgjidhjeje për të cilën do të ketë ose besojmë që do të ruhet edhe stabiliteti, por natyrisht edhe ligjshmëria.”- tha Kusari – Lila.

    Derisa, Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, janë ftuar që “së shpejti” të shkojnë në Bruksel për t’u takuar në kuadër të dialogut që ndërmjetëson blloku evropian.

    Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur prej se Qeveria e Kosovës ka nisur më 1 nëntor zbatimin e planit të saj për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

    Këto makina qarkullojnë kryesisht në veri të Kosovës, ku popullata shumicë është serbe dhe kontrollohet në masë të madhe nga Beogradi zyrtar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark