×
  • Sport
  • Sport

    Napoli bënë hap fals në garën për kualifikim, barazon me Union Berlin

    Insajderi
    08 November 2023 - 20:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Napoli ka lëshuar pikë shumë të rëndësishme në Ligën e Kampionëve. Të mërkurën mbrëma, Napol i Amir Rrahmanit luajti vetëm 1:1 me Union Berlinin.

    Kampioni italian, Napoli, kaloi në epërsi në minutën e 39-të. Realizator ishte Matteo Politano. Më herët Napolit iu anulua një gol për faul.

    Ndërkohë skuadra nga Gjermania ia doli të barazoi në minutën e 52-të. David Fofana ishte realizator.

    Më pas të dy skuadrat kishin raste, por nuk u shënuan gola të tjerë. Napoli ka rrezikuar edhe disa herë deri në fund, megjithatë pa konkretizim. Amir Rrahmani luajti deri në fund të ndeshjes në qendër të mbrojtjes. Napoli mbetet i dyti në grupin C me shtatë pikë. Union Berlini e fitoi pikën e parë. Është i fundit në grup.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark