Mbrojtësi shqiptar i Napolit, Amir Rrahmani, ka folur në mikrofonat e “Radio Kiss Kiss Napoli” për momentin e skuadrës napolitane dhe për Scudetton e Serie A.
“Ne gjithmonë luajmë për tre pikët edhe nëse ndonjëherë gjërat nuk shkojnë mirë, është normale. Çdo ekip ka një rënie dhe shpresoj që tashmë e kemi kapërcyer dhe jemi kthyer.
Kam pasur një dëmtim shumë të rëndë, por e kapërceva mirë. Kishte rrezik të qëndroja gjatë jashtë, por shkoi mirë. Pas gjithë punës që bëra me stafin, me mjekët dhe fizioterapistët, tani unë jam shumë mirë dhe jam i lumtur që u ktheva.”
Si është të jesh përpara me 12 pikë më shumë?
“Është një shenjë se ne jemi duke bërë mirë, por jemi vetëm në gjysmë të rrugës dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu. Sipas mendimit tonë, ne nuk kemi bërë ende asgjë, është ende herët.”
A do t’i luani ndeshjet e mbetura si një finale?
“Po, ne gjithmonë shkojë në fushë për tre pikët, të përqendruar, me durim maksimal. Të shënojmë gola dhe të pësojmë më pak, ky është qëllimi ynë.”
Napoli ka mbrojtjen më të mirë në ligë, meritë për të gjithë?
“Po, falë të gjithë ekipi sepse të gjithë sulmojmë dhe të gjithë mbrojmë. Nuk janë vetëm mbrojtësit, faza jonë e mbrojtjes fillon me sulmin. Pastaj kur skuadra përpara bën mirë, është shumë më e lehtë për ne prapa.”
A besoni në çerekfinalen e Champions League?
“Ne besojmë në të sepse kemi bërë mirë dhe në Champions League. Ne e përfunduam grupin në vendin e parë dhe nuk ishte e lehtë sepse kishte kundërshtarë të fortë. Shpresojmë të vendosim një rekord edhe në këtë kompeticion”, është shprehur Rrahmani.