×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    NASA vendos t’i afrohet Diellit

    Insajderi
    16 January 2024 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për NASA-në viti 2024 do të jetë shumë i rëndësishëm për projektet hapësinore.

    Shkencëtarët e saj kanë për synim që më 24 Dhjetor, sonda e nisur më 2018 të arrijë afërsi prej 6.1 milionë kilometrash mbi sipërfaqen diellore që nënkupton përshikimin e gati 96% të distancës nga Toka në Diell, ose 4% të kësaj distance larg Diellit.

    Misioni i saj është t’i dërgoj agjencisë amerikane informacione mbi fenomenet që ndodhin brenda yllit të madh për të kuptuar mënyrën se si zhvillohen aktivitetet, pse shtohen dhe pse pakësohen ato.

    Sonda po lëviz me një shpejtësi prej 195 km/sekondë. Afërsia më e madhe e një sonde me sipërfaqen e Diellit u arrit në 1976-ën nga sonda Helios 2, që i shkoi diellit gati 43 milionë kilometra larg.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark