Insajderi
Lajme

Nasim Haradinaj për 16 shtatorin: Nëse ish-krerët e UÇK-së shpallen fajtorë, Serbia do ta diskutojë pavarësinë e Kosovës

Insajderi
26 August 2026 - 19:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nasim Haradinaj për 16 shtatorin: Nëse ish-krerët e UÇK-së shpallen fajtorë, Serbia do ta diskutojë pavarësinë e Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nasim Haradinaj ka deklaruar se nëse ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shpallen fajtorë, atëherë Serbia do ta diskutojë pavarësinë e Kosovës.

Haradinaj, i ftuar në emisionin “Frontal” në T7, ka thënë se vendimi që pritet të merret më 16 shtator do të jetë i rëndësishëm edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e tjera të NATO-s.

“Nëse këta njerëz shpallen fajtorë, atëherë është diskutabile dhe me plot të drejtë Serbia do ta diskutojë se mbi cilat fakte është ndërtu dhe u pavarësua Kosova. Në faktin e një të drejte për liri siç thotë GJND-ja, apo në faktin e një kompanie ose organizate. Këto janë më shumë edhe për vetë Amerikën, dhe vetë 26 ose 27 shtete të NATO-s, në kë ishin aleatë ata. Këto minuta do të thonë arsyetohet apo nuk arsyetohet bombardimi i Beogradit’’, ka thënë mes tjerash Haradinaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark