×
Zgjedhjet 2021

Nasret Hajrizi, kandidat për asamble në Pejë, u premton përkrahje bizneseve për çdo çështje

Insajderi
06 October 2021 - 15:38
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nasret Hajrizi, kandidat për asamble nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në Pejë, ka vizituar disa nga bizneset në këtë qytet.

Hajrizi është takuar me pronarët e disa bizneseve dhe iu ka premtuar mbështetje dhe angazhim për çdo çështje me interes për bizneset e Pejës.

“Gjatë ditës në vazhdën e takimeve të mia elektorale pata takim edhe me firmen e UNION – T, me ç’rast pata takim me pronarin dhe puntorët e këtij biznesi.

Gjatë këtij takimi u shtjelluan shumë çështje me interes për bizneset e Pejes me ç’rast ju premtova përkrahje dhe angazhim të fuqishëm në rang institucional komunal nëse une do të jem i përzgjedhuri i tyre si asambleist”, shkroi Hajrizi.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark