×
Zgjedhjet 2021

Nasret Hajrizi, kandidat për asamble: Problemet e biznesev në Pejë do t’i vë në pah

Insajderi
05 October 2021 - 14:54
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nasret Hajrizi, kandidat për asamble nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në Pejë, ka premtuar se problemet e bisneseve do t’i paraqes në komunë nëse zgjedhet asambleist.

Hajrizi ka biseduar me disa nga pronarët e bizneseve në këtë komunë dhe u ka ofruar mbështetjën e tij.

“Nga bisedimet me biznesin në fjalë dhe preokupimet që pati ky biznes une ju premtova që nese une zgjidhem asambleist në kuvendin komunal të Pejes këto preokupime të tyre do t’i qes në pah”.

Ai shtoi se bashkë me ta kanë rënë dakord për shumë çështje.

“Respekt për bizneset e Pejes që me të vërtetë në këto kohë të vështira financiare dhe epidemike dhe pa ndihmën e askujt po ja arrijnë që të mbajnë punëtorët dhe gjallerinë ekonomike të Pejes”, ka shkruar Hajrizi në Facebook.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark