Kandidati për asamble nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në Pejë, Nasret Hajrizi, ka vazhduar vizitat nëpër biznese në kuadër të fushatës zgjedhore.
Nasret Hajrizi ka thënë se bashkë me pronarin dhe puntorët e biznesit kanë diskutuar për çështjet me interes për bizneset në këtë komunë.
Ai u ka premtuar mbështetje dhe angazhim institucional për të gjitha bizneset.
“Gjatë këtij takimi u shtjelluan shumë çështje me interes për bizneset e Pejës me ç’rast ju premtova përkrahje dhe angazhim të fuqishëm në rang institucional komunal nëse une do të jem i përzgjedhuri i tyre si asambleist “, ka shkruar Hajrizi.