×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Nata e Tmerrit”, Kurtit iu kujtua heroizimi i Ivanoviq, nuk ka kohë për të përkujtuar viktimat e bandës së tij

    Insajderi
    03 February 2023 - 17:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fjalët e Kurtit në video-mesazh për Oliver Ivanoviqin se ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesin e komunitetit e qytetit të tij morën kritika të ashpra nga publiku.

    Sot, teksa kujtohen shqiptarët e vrarë plot 23 vite më parë nga masakra që ndodhi natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës, Kurti nuk e tha asnjë fjalë.

    Viktimat në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq, u vranë nga  ‘Rojat e urës”, pjesë e të cilëve ishte akuzuar edhe Oliver Ivanoviqit.

    Shefi i ekzekutivit heshti karshi kësaj date sikurse edhe Presidentja Osmani e cila vjen nga Mitrovica.

    Në përvjetorin e vdekjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq, para dy jave kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte zgjedhur fjalë të mëdha për ta përshkruar atë, si një person i përkushtuar për të luftuar për interesin e komunitetit dhe qytetit të tij.

    Sipas dëshmitarëve, operacionin e vrasjeve e kishte udhëhequr MUP i Serbisë, në krye ish-komandantin, Dragan Delibashiq, Oliver Ivanoviq dhe të tjerë, ndërsa, Gjykata Themelore në Mitrovicë më 2014 shpalli fajtor Oliver Ivanoviqin me 9 vjet burg për krime lufte ndaj shqiptarëve gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark