×
Show

Nata finale e Eurovisionit

Insajderi
14 May 2016 - 19:10
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ethet e garës janë shtuar për 5 nga shtetet më të fuqishme të Evropës në finalen e Eurovisionit në Stokholm.

Në provat e fundit gjenerale para mbrëmjes së madhe, shpresat e konkurrentëve ishin të mëdha. I ashtuquajturi grupi i 5 shteteve më të mëdha përbëhet nga Gjermania, Spanja Franca, Italia dhe Britania e Madhe. Barei, përfaqësuesja e Spanjës ka pritshmëri të larta nga festivali evropian i këngës.

“Ajo që sigurisht ka ndryshuar tek unë pas këtij festivali, është fakti se këtë e shoh si një nga mundësitë më të mëdha që më është ofruar dhe unë do ta kap me të dyja duart”, thotë Barei.

Përfaqësuesi i Francës, Amir tha se kjo garë do të jetë ose shans ose fati i tij. Për 18-vjeçaren që përfaqëson Gjermaninë, Jamie-Lee me rëndësi është fakti që mbrëmja të jetë argëtuese, ndërsa mesazhi i këngëtares italiane, Franceska Michielin, qëndron përtej këngës.

“Qëllimi im në Eurovision nuk është suksesi. Ajo që unë dua është të shpërndaj mesazhin se ne jemi ndryshe , prandaj jemi të bukur. Diversiteti është pasuria e botës”, thotë ajo, shkruan tch.

Festivali evropian i këngës pritet të ketë më shumë se 200 milionë teleshikues, ku speciale do të jetë performaca e këngëtarit amerikan si i ftuar, Justin Timberlake.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark